Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe Kavajës për vepra të ndryshme penale, mes tyre dhe një 21-vjeçar që përplasi dje me makinë në Golem 3 gra, njëra prej të cilave humbi jetën.
Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi 3 shtetase të cilat po qëndronin jashtë mjetit, pas një incidenti rrugor që kishte ndodhur pak minuta më parë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital shtetasja E. D., 48 vjeçe, si dhe janë dëmtuar shtetaset M. D. dhe Sh. D., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është arrestuar në flagrancë shtetasi B. R., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin L. T., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, të shtetasit A. B., 39 vjeç, pasi ka përvetësuar dhe blerë disa paketa cigaresh për të cilat kishte dijeni se ishin të vjedhura.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. V., 47, pasi në rrugën “Princ Vidi”, u kap duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje