Lajme

Aksidenti në Fushë-Krujë, vdes njëri nga të rinjtë

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi rreth orës 04:30 minuta të ditës së sotme në Fushë-Krujë, ka humbur jetën njëri prej të rinjve të aksidentuar. Pasagjeri Altin Vogli nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas. Një Fuoristradë, në të cilën udhëtonin tre të rinj nga Kruja, ka dalë nga rruga dhe ka goditur bordurën e një karburanti që ndodhet anës rrugës.
Të plagosurit janë Ilir Gega (shoferi) dhe miku i tij, Dorjan Hifi (pasagjer).
Sipas të dhënave të para të policisë, shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standardet e dobëta të rrugës.
Mësohet gjithashtu se për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë