Ka ndodhur

Aksidenti në Shkodër, humbin jetën dy të rinj 16 dhe 23 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe kanë humbur jetën dy persona, një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur “Mbi Sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip “BMW”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Driona Pirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Policia thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë