Prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari është aksidentuar në orët e para të ditës së sotme në fshatin Vloçisht.
Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë moti i keq dhe me ngrica, por nuk raportohet për lëndime.
Po ashtu mësohet se prefekti ka debatuar me drejtuesit e tjerë të mjeteve, duke i akuzuar se janë ata fajtorë, ndërsa punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës i ka kërcënuar me burg për mospastrimin e rrugës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje