Ka ndodhur

Aksion antidrogë në Shkodër, dy vajza dhe adoleshentë mes të arrestuarve

Gjashtë persona, të cilët kishin kultivuar një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gimaj të Shkodrës, janë arrestuar gjatë një aksioni policor.

Në mesin e të arrestuarve ka adoleshentë dhe vajza. Të arrestuarit janë Gj.F., 56 vjeç, P.A., 23 vjeç, B.Rr., 22 vjeç, D.Q. 17 vjeç, M.K., 22 vjeçe dhe E.Gj., 24 vjeçe.

Ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë, E. Gj. dhe Rr. Rr., si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë