Sekuestrohet një mjet lundrues i dyshuar me drogë në Vlorë. Pas një operacioni prej 5 orësh gomonia, e cila dyshohet se ngarkoi drogë në Vlorë u braktis nga skafistët dhe u bllokua nga policia.
Ndërkohë po vazhdon kontrolli nga toka. Të gjitha forcat kanë rrethuar zonën dhe po vazhdojnë kontrollin.
Pakot që dyshohet se janë me lëndë narkotike janë hedhur në det. Veprimet po i kryen policia e Vlorës.
Edhe pse gomonia ishte lokalizuar prej kohësh ishte shumë e vështirë kapja e saj, pasi kishte dy motorë të fuqishëm dhe ishte 11 metra e gjatë. Gomonia që dyshohet se kishte drogë, u vu fillimisht në ndjekje në ishullin e Sazanit. Më tej, ajo ka përshkruar të gjithë vijën bregdetare deri në Durrës, ndërsa për momentin po ndiqet në Vlorë.
Sipas policisë së Vlorës mjeti lundrues është vënë në ndjekje që në orën 7 të mëngjesit.
Në bregdet janë shtuar forcat e policisë që presin të dërgojnë në komisariat drejtuesin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje