Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka kërkuan disa disa ndryshime në ligjin për Nëpunësin Civil pas denoncimeve për aplikacionin “Aktiv1sti” ku thuhet se janë regjistruar 70 mijë punonjës të administratës.
Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe prezencës së OSBE-së në Tiranë, që të bëjë presionin e duhur me qëllim që ndryshimet ligjore “Për Nëpunësin Civil”, të miratohen sa më parë në Kuvend, në mënyrë që sipas tij, qeveria të mos kontrollojë punonjësit e administratës.
“Propozimet synojnë të ndalojnë ligjërisht çdo mundësi, çdo tentativë të qeverisë apo të çdo strukture partiake, të detyrojnë punonjësit dhe nëpunësit publikë të shantazhohen për qëllime politike.
Këto ditë në media është denoncuar skandali i platformës Aktiv1sti, ku më shumë se 70 mijë qytetarë, janë detyruar të regjistrohen dhe të përdoren vetëm për synime politike.
Siç është bërë e ditur, shumica e tyre, janë punonjës të administratës, të cilëve u kërkohet që të jenë aktivë politikisht në këtë platformë”, tha Gështenja.
Sipas tij, skandali nuk ka të bëjë vetëm me faktin se administrata po përdoret për të dhënë një imazh të rremë të mbështetjes politike ndaj qeverisë, por edhe me faktin, se permes këtij aplikacioni, të gjithë përdoruesit humbasin privatesinë, kontrollohen dhe monitorohen deri në dhënien e votës me detyrim për Partinë Socialiste.
“Mjafton të shohësh like, sharet dhe komentet në faqet e kryeministrit, ministrave, kryetareve të bashkive apo drejtuesve të qarqeve, dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme ku e gjithë administrata në orarin zyrtar është e përfshirë me detyrim në këtë skandal!”, tha Gështenja.
Sipas tij, me synim për t’i dhënë fund përdorimit politik të administratës publike, projektligji i propozuar ndalon çdo nëpunës civil apo punonjës që ushtron një funksion jopolitik në administratën publike, që të krijoje grupe, platforma komunikimi, apo te postojë, reagojë, shpërndajë, komentojë postime me përmbajtje politike në rrjetet sociale.
Këto ndryshime ligjore thotë Gështenja vijnë edhe në kuadër të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndalin përfundimisht çdo tentativë të qeverisë për të mbajtur nen presion administratën publike.
“Edi Rama nuk duhet të fshihet dhe as të vonojë miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore, në të kundërt, ashtu siç po bëhet evidente çdo ditë, synimi kryesor i Edi Ramës është vetëm pushteti, pavarësisht kostos që mban Shqipëria dhe shqiptarët. Ky model duhet të marrë fund!” tha Gështenja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje