Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” në autostradën Levan-Tepelenë.
Automjeti tip Benz me targa AA560NV është përplasur me një tjetër mjet me targa greke.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak mendohet të jenë ngricat në rrugë për shkak të acarit që mbërtheu vendin tonë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje