Ne rrjet

Akuza e Hagës për Thaçin, ish-Presidenti Meidani ngre dyshime

Ish-Presidenti socialist Rexhep Mejdani komenton vendimin e Gjykatës së Hagës për të ngritur akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj Hashim Thaçit, i cili po dha dorëheqjen si President i Kosovës.

Meidani ngre pikëpyetje për mënyrën se si po veprohet me këtë rast. Ai sheh një ngutje në këtë drejtim dhe shpreh çudinë…

STATUSI I PLOTË
Çudi! Nuk u prit as rezultati i zgjedhjeve presidenciale në ShBA! Përse kaq ngut?!…
A nuk duket kjo si një pamje konkrete e “minishengenit special” me frymëzimin konkret të ministrit të Milloshevicit – sot pasues i zellshëm i atij të fundit në sulmin frontal ndaj popullit shqiptar të Kosoves dhe luftës çlirimtare të tij, të vetë shtetit të Kosoves dhe institucioneve të tij!…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë