Kryeministri britanik, Boris Johnson do të ishte “shumë i varfër për të vazhduar të jetë në krye të kësaj detyre”. Kështu është shprehur një këshilltar i Downing Street i cili, në mënyrë anonime, i zbuloi gazetës “Sunday Times” se Johnson është në prag të largimit.
Sipas llogarive të bëra nga e përjavshmja, kryeministri është në telashe vazhdimisht nga problemet financiare që e ekspozojnë atë ndaj presioneve të të gjitha llojeve.
Dhe është pikërisht rreziku i shantazhit ndaj kryeministrit, ai që shqetëson botën politike britanike. Lista e shpenzimeve që rëndojnë në buxhetin personal të Johnson, është e gjatë.
Para së gjithash, është rinovimi i një apartamenti privat në Downing Street, në të cilin ai jeton me të dashurën e tij, Carrie Symonds: 58 mijë paund të paguara me kontributin (asnjëherë të deklaruar) të disa financuesve konservatorë të partisë.
Për orenditë e mobilieve, të zgjedhura siç duket nga Symonds, krejt ndryshe me stilin e Theresa May, kostoja do të kishte qenë 200 mijë paund (rreth 250 mijë euro).
Por ajo që rëndon mbi të gjitha, është kapitulli i lidhur me jetën private të Johnson: divorci shumë “i kripur” nga ish-gruaja e tij, Marina, gjashtë fëmijët “zyrtarë” për të mbajtur (por ka nga ata që përfshijnë në listë edhe fëmijë të tjerë përveç listës “zyrtare”), hipoteka prej mbi një milion e gjysmë euro për shtëpinë në jug të Londrës, në të cilën ai do të vendoset me Carrie-n dhe vilën e saj në Oxfordshire.
Shpenzime të rënda, me pak fjalë, përballë të ardhurave që kanë pësuar një ngadalësim të fortë: paga zyrtare për kryeministrin është 157 mijë stërlina në vit, e cila pas taksave, bie në 95 mijë (rreth 110 mijë euro), nga të cilat hiqen të paktën 10 mijë euro të tjera taksa për apartamentin në Downing Street, shpenzimet e vakteve personale të ‘BoJo’-së dhe të të gjithë mysafirëve të tij.
Një shifër e largët nga gjysmë milioni në vit që vlerësohet se ai ishte në gjendje të përfitonte përpara se të emërohej në krye të qeverisë: vetëm si opinionist për gazetën “The Telegraph”, ai fitonte mbi 300 mijë euro çdo vit.
Për të rregulluar gjërat dhe për t’u përpjekur të siguronte fondin e parave në fund të muajit, Johnson iu është drejtuar financuesve të Partisë Konservatore kujdestarët dhe trajnerët personalë janë gjithashtu në listën e shpenzimeve për t’u paguar).
Pas kësaj, ai ka kërkuar një kredi nga banka, asnjëherë e deklaruar zyrtarisht. Dhe pikërisht mbi transparencën, kanë lindur polemikat, me Laburistët që akuzojnë për skandal dhe korrupsion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje