Futboll

Akuza presidentit të PSG-së, ka korruptuar sekretarin e FIFA-s

Nuk ka paqe për Paris Saint-Germain. Përveç problemeve me “Fair-Play”-in financiar të UEFA-s, presidenti i klubit të njohur francez dhe “BeIN Sports”, Naser Al Khelaifi, tani duhet të mbrohet edhe nga akuzat për korrupsion të autoriteteve zvicerane pas përfundimit të hetimeve në lidhje me shitjen e të drejtës televizive për Botërorët e futbollit 2026 dhe 2030.

Akuzat për Al Khelaifin janë se për të përfituar të drejtën televizive “BeIN Sports” ai ka korruptuar, duke i afruar të mira materiale, mes të tyre edhe një vilë në Sardenjë, ish-sekretarin e FIFA-s, Jerome Valcke.

Sipas autoriteteve zvicerane, ky është korrupsion i pastër nga ana e sipërmarrësit nga atari, i cili ka shkelur rregullat. Ish-sekretari i FIFA-s është akuzuar në atë kohë se ka falsifikuar dokumentet për shitjen e të drejtës televizive, bashkë me një person të tretë, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur publikisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë