Politike

Akuzat e Berishës: Basha me dy dosje në SHBA. Revolucioni ynë s’ndalet

Foltorja e radhës e Sali Berishës u ndal në Librazhd, nga ku ai ka dërguar një ‘mesazh’ për Lulzim Bashën.

“Sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë për SHBA. I them, Lulzim, në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Sajmir Tahiri, ama shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda; me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Për të parën, dosja Muzin është një dosje përvëlluese për peng Bashën. Edhe Saja shkoi me dosjen Habilaj dhe ja ku e ka në kurriz sot”, tha Berisha.

Lulzim Basha paralajmëroi në më shumë se një rast përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike për shkelje të rënda të statutit, nëse ish-kryeministri vijon me planin për të mbajtur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.

Ish-kryeministri nuk komentoi drejtpërdrejt këtë deklaratë të Bashës, por i çoi në sinjal se përjashtimi nga PD e nxjerr Sali Berishën në rrugë në protesta.

“Ju ftoj të mendoni vetëm për një minutë miq, që sot jemi në sallë dhe sa jemi. Imagjinoni sa do të jemi nesër në shesh?! Sheshet nuk do të na zënë më. Revolucioni ynë nuk ka të ndalur. Ne do të fitojmë!”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë