Kryeministri Edi Rama u fokusua gjatë tek Ilir Meta dhe LSI-ja e drejtuar nga Monika Kryemadhi. Në më shumë së gjysëm ore fjalim, Rama pati një përballje në distancë me Metën në qëndrime, ndërsa debatin me këtë të fundit e refuzoi.
Pas fjalës së Ramës, Presidenti Meta pati dy reagime të njëpasnjëshme kryesisht me fjalor të rënduar duke iu drejtuar jo vetëm Ramës, por edhe anëtarëve të Asamblesë që paraditen e së premtes i drejtohej përmes një letre me fjalët; “Juaji si gjithmonë, me korrektesë dhe mbajtje fjale”.
Korrektesën sa duket ia prishën do batuta Ramës ndaj tij për dekoratat që po jep që u shoqëruan edhe me të qeshura nga anëtarët e Asamblesë.
Paralelisht reagoi edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga selia e partisë.
“O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!
Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi. O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë.
Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë! Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë”, shkruan Meta në Facebook.
Më herët ndër radhë, Meta komentoi: “Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!”
Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha:
“Dua të them dhe ripërsëris edhe njëherë mospranimin e koalicionit të LSI për të vazhduar një mandat të dytë me sektin e rilindjes. Është një nga vendimet më të mira që LSI ka marrë sepse kjo do të ndante zullumin dhe llumin që Rama kishte futur jo vetëm në qeveri, por edhe në PS.
Falenderoj mbështetësit e LSI të cilët i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimin e tij ia kushtonte atyre dhe Monikës.
Aq herë sa më ka përmendur emrin Rama nuk më ka thënë Meta ‘Të dua’. Të gjithë e mbajnë mend mirë se si klithte nëpër gazeta për nxjerrjen jashtë ligjit të PS. Kjo urrejtje psikike e Edi Ramës nuk mund ta fsheh…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje