Politike

Akuzat ndaj djalit, PD kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi

Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi pas publikimit nga Sali Berisha të një lajmi, sipas të cilit, djali i tij, Endi Çuçi është nën hetim nga italianët për trafik e kontrabandë ilaçesh.

“Së pari, Endi Çuçi. Ai ka patur imunitet të plotë nga policia shqiptare si djali i Ministrit të Brendshëm kur ka kaluar kufirin shqiptar me letra të falsifikuara sikur do të shkonte në Itali për kurim. Vetëm për kaq Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqjen duke mbajtur përgjegjësi politike dhe morale. Së dyti, Endi Çuçi trafikun ilaçeve të trafikuara në mënyrë të paligjshme e ka bërë i qetë nga ana e shqiptare e kufirit, përsa kohë babai i tij ishte shefi i madh i policëve”, deklaroi deputeti i PD, Flamur Noka.

Noka tha se në dosjen italiane djali i ministrit të Brendshëm rezulton se ka kaluar kufirin me dokumentacion të falsifikuara me qëllim transportin e ilaçeve si pjesë e abuzimit prej 600 mijë eurosh.

Këto fakte të pamohueshme të implikimit si transportues të Endi Çuçit në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të ilaçeve duhet të kishin sjellë sot dorëheqjen e babait të tij Ministër i Brendshëm. Edhe për këtë, Bledi Çuçi mban përgjegjësi politike dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Çdo ditë që Ministri i Brendshëm qëndron në detyrë është një imazh i keq për Shqipërinë!


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë