Politike

Akuzat për përfshirjen në investimet në Portin e Durrësit, Kadilli: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi

Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk duhet të japë llogari vetëm për veprimet politike në krye të selisë blu, por edhe për lakimet e emrit të tij për përfitime financiare apo aludimet që hidhen se bashkëpunon me kryeministrin Rama.

“Ajo që është më e rëndësishme është që lideri i opozitës dhe figurat e saj duhet te jenë të pastra 100 % dhe të kujdeset në çdo veprim të jetës së tyre publike dhe të jenë larg konfliktit të interesit dhe përftimit te vërtet dhe aparent. Një lider opozite duhet të jap mesazhin e vërtetësisë dhe të pastërtisë politike e financiare apo të konflikti të interesave. Sa here ngrihet një hije dyshimi i kemi bërë dëm opozitës, ne duhet të jemi të pastër para publikut, nuk është vetëm një ngjarje dhe Basha ka disa akuza të shpeshta dhe Basha duhet të sqarojë publikun dhe po se besuan atë të ndershëm nuk e konkurron dot Ramën në korrupsion”, tha Kadilli për “Report Tv” pas pyetjes drejtuar atij lidhur me disa akuza në  media për një bashkëpunim të mundshëm nën rrogoz të Bashës me Ramën për ndërtimin e  Portit të ri të Durrësit

Kadilli kritikoi gjithashtu zgjerimin e strukturave burokratike në PD nga Lulzim Basha.

“Demokratizimi i partisë nuk bëhet duke shtuar anëtarësinë apo dhe poste dhe dekorata duke shtuar ofiqet emërton dhe jep tituj njerëzve në PD, si presidenti që jep dekorata ka kufij. Por partia nuk ka nevojë për tituj dhe dekorata, por ka nevojë për frymëzim dhe moral politik”, tha Kadilli


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë