Politike

Akuzat për UÇK, Basha: Rama gënjen, të merret me ekonominë që është në kolaps

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nuk i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Rama për të sqaruar rolin e tij gjatë procesit të hetimit të të ashtuquajturave krime lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Basha komenton shkurt në Facebook se Rama po gënjen, ndërsa ekonomia vijon të jetë në kolaps.  

“Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.

Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!

Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”, shkruan Basha, duke shpërndarë edhe një tabele të FMN


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë