Ka ndodhur

Akuzohej për mashtrim, arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt

Gazeta Si – Emiljano Tasho (Nina), kushëriri i shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë, pasi i kishte marrë një personi makinën dhe nuk ia kishte kthyer dhe akuzohet për mashtrim.

Bëhet me dije se Nina e mori këtë automjet ë përdorim për disa ditë, më pas ia dha një tjetër personi të cilit i kishte disa para borxh.

Pas verifikimit të rastit, ai u ndalua ditën e djeshme ku u arrestua. Emiliano Nina kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu.

Emiljano Tasho është person me precedentë të theksuar kriminal të mëparshëm. Emri i tij është bërë i njohur me një ngjarje në Dhërmi në vitin 2018, ku dyshohet se qëlloi 4 herë në ajër.

Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë