Ka ndodhur

Akuzohen se kultivonin drogë, arrestohen dy persona, njëri prej tyre kryeplak fshati

Kryeplaku i fshatit Qafmollë në Dajt dhe një person tjetër janë arrestuar, pasi akuzohen se kultivonin drogë.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Qafmolla” u vu në pranga shtetasit R. H., 37 vjeç dhe A. D., 52 vjeç, ky i fundit kryeplak i fshatit.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë gjithashtu, se këta dy shtetas dyshohen edhe si autor të ngjarjes se dy muajve me pare, kur gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Qafmollë, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë