Ka ndodhur

Akuzohet për mbështetje të Habilajve, Jaeld Çela kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, kërkon nga Gjykata e Posaçme shuarjen e afateve të paraburgimit dhe zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Në kërkesën që Çela i ka dërguar GJKKO-së, shprehet se nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda, ka kaluar më shumë se një vit.

Jaeld Çela është i akuzuar në lidhje me dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe pse u vetëdorëzua në polici, dyshohet se ai ishte garantuesi i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.

Avokati i tij u shpreh se klienti nuk ka qenë kurrë në arrati, por ka ndjekur procesin gjyqësor. Tashmë, çështja e ish-kreut të Policisë së Vlorës është në Gjykatën e Lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë