Presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Aulas, e ka ngritur shpesh zërin kohët e fundit në lidhje me zhvillimet në kampionatin francez, i mbyllur para kohe, dhe së fundi edhe për Ligën e Kampionëve. Ai ka njoftuar datën ndeshjes së kthimit me Juventusin në Torino, duke lëshuar edhe disa akuza të forta. “Nëse rekursi që kemi bërë për anulimin e kampionatit nuk do të ketë fund pozitiv për ne, Lioni dhe PSG-ja do të ndeshen me skuadra më të përgatitura fizikisht në Ligën e Kampionëve”, – ka theksuar Aulas.
Data 7 gusht për ndeshjen Juventus-Lion ishte përmendur ditët e fundit, por tashmë e ka konfirmuar edhe presidenti i francezëve, Aulas. “Ndeshja kundër Juventusit do të zhvillohet më 7 gusht me dyer të mbyllura”, – është shprehur presidenti i Lionit për “RTL Foot”. Atë e shqetëson shumë ky fakt, pavarësisht fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Francë.

“Kampionati ynë është mbyllur dhe ne kemi bërë rekurs ndaj këtij vendimi. Nuk vendimi në fjalë nuk ndryshon, atëherë Lioni dhe PSG-ja do të masakrohen nga kundërshtarë që janë më lart fizikisht. Ata do të kenë një përgatitje që ne nuk e kemi. Është e paevitueshme”, – thekson Aulas, i cili e ka kundërshtuar me forcë vendimin e qeverisë franceze për mbylljen e Ligue 1. Përveç Lionit dhe Juventusit, duhet të luajnë ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve edhe Napoli me Barcelonën, Mançester Siti me Real Madridin dhe Çelsi me Bajern Mynih.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje