Rastet e infektimit nga “kërpudha e zezë” në Indi janë rritur në 45 mijë. Ministria e Shëndetësisë e raportoi këtë në Parlament, duke shtuar se në dy muajt e fundit, 4200 njerëz kanë vdekur nga infeksioni.
Mukormikoza, ky është emri shkencor i virusit, që ishte shumë i rrallë deri në fillim të këtij viti, me jo më shumë se njëzet raste mesatarisht.
Për disa muaj, kërpudhat kanë filluar të sulmojnë ish-pacientët e prekur me Covid 19, të dobësuar nga përdorimi i steroideve.
Virusi ka pasoja shkatërruese tek të prekurit, kërkon një operacion invaziv për të shpëtuar sytë, hundën dhe gojën dhe ka një normë vdekshmërie prej 50%. Sipas autoriteteve shëndetësore, mjafton një prekje dhe infeksioni mund të sulmojë njerëzit me imunitet të dobët.
Në maj, qeveria i shpalli “kërpudhat e zeza” një epidemi, si një kusht që u kërkon shteteve lokale të regjistrojnë çdo rast.
Shteti më i prekur indian është Maharashtra, e cila vetëm së fundmi ka numëruar mbi 9,300 njerëz të infektuar.
Sipas gazetës “The Hindustan Times”, kërpudhat, kohët e fundit janë parë edhe tek fëmijët, veçanërisht në shtetin e Rajastanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje