Bota

Alarm për terrorizëm mes Greqisë dhe Italisë, avioni kthehet prapa për ‘pasagjerin e dyshimtë’

Gazeta Si – Një avion “Boeing 777” i kompanisë “Emirates”, i cili u ngrit në Athinë dhe u nis për në Nju Jork, u detyrua të kthehej në Greqi ndërsa ishte mbi Sardenjë, Itali.

Në bord ndodheshin 246 persona (228 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit). Alarmi, i nisur nga autoritetet greke, u shkaktua nga raportimi i një të dyshuari në bord. Pas kontrolleve të kryera në të gjithë pasagjerët, policia e vendit ballkanik ka konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Avioni, sapo mbërriti në lartësinë e Sardenjës veriore, papritur u kthye, duke ndryshuar kurs dhe duke u nisur drejt Gallurës për t’u kthyer në Greqi, duke kaluar në itinerarin mbi Siçili.

Një njoftim për “Airman” me alarm “rrëmbimi” u dërgua për të gjithë drejtuesit e sistemeve të radarëve italianë, teknikisht paralajmërimi për një rrëmbim të mundshëm në bord.

Dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore u ngritën nga Gioia del Colle, por avioni i kompanisë “Emirates” pas më shumë se katër orësh udhëtim më në fund u kthye në aeroportin e Athinës. Hetimet nga autoritetet aeronautike janë në vazhdim.

Alarmi erdhi tek autoritetet italiane nga kolegë grekë të cilët kishin raportuar praninë në bord të një të dyshuari të mundshëm.

Në atë moment fluturimi ishte mbi Sardenjë. Italia i ka sinjalizuar Francës alarmin se ka mbyllur hapësirën ajrore dhe kështu fluturimi i “Emirates”, pasi ka bërë disa xhiro në veri të Sardenjës, ka ndryshuar itinerarin.

Për sa kohë qëndroi në hapësirën ajrore italiane, avioni u monitorua dhe pilotët nuk kërkuan nga autoritetet italiane uljen.

Raporti për shërbimet sekrete të Athinës, fliste për një pasagjer të mundshëm të dyshimtë në një fluturim të “Emirates”, me destinacion Dubain ose Nju Jorkun.

Në momentin e alarmit, fluturimi direkt për në SHBA ishte nisur, ndërsa tjetri ende nuk ishte nisur.

Për këtë arsye, të gjithë pasagjerët e nisur për në Dubai u kontrolluan në terren: pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë, fluturimi u nis me disa orë vonesë.

Kontrollet u kryen në avionin e kthyer në një zonë larg terminalit kryesor: një nga pasagjerët u ndalua për kontrolle të mëtejshme. Por edhe në këtë rast nuk dolën elementë të dyshimtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë