Bota

Alarme antiajrore në gjithë Ukrainën, rrëzohet një raketë ruse afër Kievit

Gazeta Si – Sirenat e alarmit për sulme ajrore janë dëgjuar gjatë pasdites së sotme thuajse në të gjithë Ukrainën. Përveç Leopolit dhe Kievit, shpërthime janë dëqjuar orët e fundit edhe në Dnjipro dhe Vinitsia.

Forcat ukrainase ndërkohë kanë rrëzuar një raketë ruse afër Kievit. Lajmi është konfirmuar edhe një këshilltar i ministrit të brendshëm, Anton Gerashenko. Disa dëshmitarë në kryeqytetin ukrainas kanë pohuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

Gjatë mbrëmjes më shumë shpërthime janë dëgjuar në Leopoli, ku kryebashkiaku i qytetit e ka ftuar popullatën të qëndrojë në vendet e sigurta, në zonat antiajrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë