Bota

Alarmi i 007-ave italiane: Rreth 685.000 emigrantë në mbërritje nga Libia

Gazeta Si – Mbi 685 mijë emigrantë të paligjshëm nga Libia thuhet se janë gati të nisen për të zbarkuar në bregdetin Italian, sipas 007-ave vendase.

Shifra u shfaq në raportin e emigracionit që i dërgohet çdo javë qeverisë. Në të gjithë vitin 2022, mbërritjet kishin qenë 104 mijë kur flukset ishin ende të frenuara nga pandemia.

Tani, numri i njerëzve që vijnë vetëm nga vendi afrikan është pothuajse shtatë herë më i lartë.

Kjo është arsyeja pse çështja ka marrë karakterin e plotë të një emergjence.

Është e qartë se shumica e atyre njerëzve do të përfundonin duke e lënë fatin e tyre në duart e organizatave të trafikantëve dhe rrjedhimisht të kontrabandistëve.

Në takimet e fundit dypalëshe, qeveria italiane është përpjekur së bashku me atë libiane të frenojë flukset përmes një aksioni më vendimtar për të kontrolluar territorin.

Kjo, u diskutua në misionin në Tripoli në fund të janarit nga kryeministrja Giorgia Meloni, së bashku me ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm, Antonio Tajani dhe Matteo Piantedosi.

Por duket e pamundur që, përballë shifrave të tilla alarmante, kontrolli i thjeshtë i territorit mund të sjellë rezultate efektive.

Prej këtu buron ideja e forcimit të korridoreve humanitare, programeve të transferimit në Itali për njerëzit në kushte veçanërisht të cenueshme.

Një çështje, që Meloni e ngriti në letrën dërguar Presidente së Komisionit Evropian ditët e fundit.

Me përgjigjen e vetë Ursula von der Leyen, e cila njoftoi ndarjen e gjysmë miliardë eurove për “zhvendosjen” në Evropë të 50 mijë emigrantëve pikërisht nëpër korridore. Një shenjë pozitive, e cila megjithatë nuk mjafton.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë