Gazeta Si – “Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina tani”. Presidenti amerikan Joe Biden jep alarmin në një intervistë në rrjetin televiziv NBC, ku shpjegoi, duke iu referuar kërcënimit rus.
“Nuk është si të kemi të bëjmë me një organizatë terroriste, kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë, është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të kalojnë në çmenduri shpejt”. Të njëjtin alarm ka ngritur edhe ambasada amerikane në Kiev.
Për Biden, sigurisht, siguria e qytetarëve amerikanë është një vijë që nuk mund të kalohet. I pyetur nëse ai ia tha këtë shqetësim Putinit, presidenti amerikan përgjigjet: “Nuk duhej t’i kisha thënë gjë, unë fola për këtë, ai e di”, edhe pse “nëse Putini është mjaft budalla për të vazhduar (me pushtimin e Ukrainës) , ai është mjaft i zgjuar për të mos bërë asgjë që do të kishte një ndikim negativ tek qytetarët amerikanë”.
Biden më pas përjashtoi dërgimin e trupave për evakuimin eventual të qytetarëve amerikanë: “Është një luftë botërore kur amerikanët dhe rusët fillojnë të qëllojnë njëri-tjetrin”.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron, raportoi rezultatin e turneut të tij Moskë-Kiev-Berlin tek Biden, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz u kthye nga Uashingtoni, i cili më pas mbajti një samit me dy vendet Balltike, Estoninë dhe Lituaninë.
Vazhdojnë ndërkohë takimet e liderëve dhe diplomatëve të lartë për krizën midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Dialog mes memecit dhe shurdhit” është komenti me të cilin ministri i Jashtëm rus Lavrov e përkufizoi takimin me ministren e Jashtme britanike, Liz Trus.
“Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, një luftë nuk është e pamundur”, tha kryeministri britanik Boris Johnson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje