Ne rrjet

Alarmi i mjekëve britanikë: Ventilatorët kinezë mund të vrasin pacientët

Mjekët në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin se mbi 250 ventilatorë të blerë nga Kina, mund të vrasin pacientët

Ekspertët mjekësorë nga Sandwell dhe West Birmingham paralajmëruan se modeli Shangrila 510, i bërë nga firma kineze “Pekin Aeonmed Co. Ltd”, shkakton ‘dëm të konsiderueshëm të pacientit përfshirë vdekjen’ nëse përdoret në një mjedis spitalor.

Në një letër të zbardhur nga NBC News, mjekët zbuluan se makineritë e frymëmarrjes, të cilat ishin ndërtuar për ambulanca dhe jo për spitale, jo vetëm që kishin një furnizim problematik të oksigjenit, por nuk mund të pastroheshin siç duhet.

Në dokumentin prej pesë faqesh thuhet: Ne besojmë se nëse ventilatori përdoret, do të shkaktojë dëm te pacienti, madje ka të ngjarë mund t’i shkaktojë edhe vdekjen. Ne mezi presim tërheqjen dhe zëvendësimin e këtyre ventilatorëve me pajisje më të afta për të siguruar ventilim të kujdesit intensiv për pacientët tanë.

Ankesat erdhën pasi një dërgesë prej 300 ventilatorësh kinezë u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar në 4 prill.

Nuk është e qartë nëse ndonjë spital tjetër britanik ka marrë dërgesa të ventilatorëve apo sa është paguar për ta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë