Futboll

Alarmi i vaksinimit, një e treta e futbollistëve janë kundër në Angli

Të paktën një e treta e futbollistëve anglezë jo vetëm që nuk janë vaksinuar, por as kanë ndërmend ta bëjnë këtë gjë. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer te klubet e tre kampionateve profesioniste në Angli, përtej Premier Ligës. Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja “Daily Telegraph”, rreth 70% e lojtarëve të English Football League, që ka 72 klube (Championship, League One dhe League Two), kanë marrë dozën e parë të vaksinës, pra janë pro vaksinimit.

Një përqindje në një linjë me mesataren kombëtare që nga momenti që në Angli, në fashën e moshës 18-29 vjeç, 70% ka marrë të paktën dozën e parë. Për momentin, kampionati anglez nuk ua imponon lojtarëve të federuar të bëjnë vaksinën dhe shumë prej tyre, – si për shembull, mesfushori i Evertonit Fabian Delf, – kanë dalë hapur kundër vaksinës. “Nuk është një teori komploti të besosh se sistemi imunitar është në gjendje të bëjë atë, për të cilën është krijuar”, – ka thënë ai.

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Arsenalit. Gazeta Si, 2 shtator 2021

Pasi doli pozitiv në një test anti-Covid të zhvilluar në grumbullimin e kombëtares zvicerane, u zbulua se edhe Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Arsenalit, është mes lojtarëve që kanë refuzuar deri tëni të vaksinohen, pavarësisht tentativave për ndërgjegjësim nga ana e klubit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë