Gazeta Si – Boksieri Alban Beqiri ka zënë vendin e 5-të në Lojërat Europiane të Polonisë. Ai ishte edhe sportisti i fundit në garë për Shqipërinë, që e ka mbyllur këtë event me 2 medalje ari, ato të Luiza Gegës në atletikë dhe Alvin Karaqit në karate.
Beqiri pati një ecuri të mirë, duke shkuar deri në çerekfinale, ku u mund nga danezi Terteryan.

Shqipëria u përfaqësua në Lojërat Europiane me 11 sportistë dhe fitimi i dy medaljeve të arta mund të konsiderohet sukses. Në listën e pjesëmarrësve ishin 4 boksierë: Alban Beqiri, Redis Karaj, Ardit Murja dhe Gelian Rojku. Nga këta vetëm Beqiri fitoi 2 ndeshje.
Alvin Karaqi bëri një paraqitje mjaft dinjitoze, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë në karate. Në padel konkurruan Marko Montanaro dhe Fjoralb Curri, Manjola Konini në qitje, Jurido Cani në taekuondo, Fransua Shabani në teqball dhe Masimo Mari në skermë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje