Politike

Albana Vokshi fiton pafajësinë në gjyqin me Ministren e Arsimit: Evis Kushi të japë dorëheqjen

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpall  e pafajshme këtë të premte nga gjykata, në padinë që kishte ngritur ndaj saj ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Pas këtij vendimi Vokshi kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit.

“Evis Kushi të japë dorëheqjen menjëherë sot dhe pas këtij vendimi të gjykatës. Shqitparët të marrin në duar faret e tyre, të fëmijëve.

Shkatërrimi i arsimit s’ka pasoja vetëm për të sotmen por për të ardhmen e fëmijëve. Ka ardhur dita që të gjitë të bashkohen në përpjekjet tona për të ndalur këtë qeveri të koprruptuar, anti shqiptare.

Ftoj çdo shqiptar të bashkohen me përpjekjet tona për demokraci, shtet ligjor”, tha Vokshi nga dyert e gjykatës pak pasi fitoi pafajësinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë