Bota

Albright: Tragjedi që Bullgaria po bllokon integrimin e Maqedonisë

Ish sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright ka dënuar ashpër Bullgarinë për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe për pasojë edhe Shqipërinë, duke deklaruar se izolimi i Ballkanit bie në kundërshtim me interesat amerikane në rajon.

Negociatorja e Marrëveshjes së Rambujesë e ka cilësuar një tragjedi faktin që pas kohe të gjatë të shpenzuar nga qeveria maqedonase në zgjidhjen e çështjes se emrit me grekët, Bullgaria po pengon integrimin e Maqedonisë së Veriut për arsye të brendshme.

Në një seancë para Komitetit për punë të jashtme pranë Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, Albright ka folur për politikën amerikane të Ballkanit.

Në pyetjen e kongresmenit Gregori Miks, demokrat nga Nju Jorku, se si administrata e re e Joe Biden duhet të punojë me Brukselin për vendet e Ballkanmit që mos mbeten në dhomën e pritjes për shkak të fqinjëve të tyre, ajo tha se administrata e re duhet të punojë me bllokadën që Bullgaria po vendos për Maqedoninë e Veriut për shkak të çështjeve.

“Fakti që grekët arritën të bien dakort për në marrëveshje dhe Bullgaria jo, mendoj se është tragjedi. Mendoj se ata po e nxjerrin këtë problem tani për shkaqe të brendshme’”, ka deklaruar Albright.

Ai ka shtuar se duhet të shtrohet pyetja se si Bullgaria i përmbush detyrimet e saja ndaj BE-së.

“Mendoj se kjo është çështje shumë e rëndësishme që i nënvizon përpjekjet tona në Ballkan. Mos integrim i Ballkanit rrezikon bashkëpunim në plan ekonomik dhe politik të SHBA-së në rajon”, thotë ish-sekretarja amerikane e Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë