Nga “Financial Times“- Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko nuk janë shpirtra binjakë. Presidenti rus e trajton qëllimisht kolegun e tij autokrat në Bjellorusi si aleat të ngushtë. Ajo që bashkon të dy liderët është vendosmëria për të mbajtur pushtetin pavarësisht nga kostoja përmes shtypjes së pamëshirshme të opozitës politike.
Ata gjithashtu ndajnë të njëjtin perceptim për perëndimin dhe në veçanti Europën. Sado që mund të turfullojnë demokracitë perëndimore rreth respektimit të rregullave dhe normave ndërkombëtare, ato janë të dobëta përballë këtyre autokratëve.
Shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar ndonjëherë mund të nxisin BE-në të hidhet në veprim por hakmarrjet duket se forcojnë edhe më shumë diktatorët. Putin thotë se Rusinë është përgjithmonë nën kërcënim nga agresioni perëndimor dhe sanksionet duket se përforcojnë këtë frikë.
Përplasjet e brendshme të BE-së nga ana tjetër lejuan aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe okupimin e territorit në Ukrainën lindore. Kjo e inkurajon Moskën në mbështetjen e saj për Bashar al-Assad në Siri, për vrasjen e kundërshtarëve të regjimit që jetojnë jashtë dhe arrestimin e Aleksi Navalny.
Ashtu si Putin, edhe Lukashenko mendonte se ishte i pandëshkueshëm kur ai urdhëroi rrëmbimin e një avioni udhëtarësh Ryanair në mënyrë që të rrëmbente gazetarin Roman Protasevich. Duke u bazuar tek përgjigjet e deritanishme të Europës ndaj agresionit rus, ai ndoshta kishte të drejtë.
Përgjigja e BE-së për këtë pirateri flagrante ajrore ka qenë që të këshillojë linjat ajrore të shmangin fluturimet e tepërta në Bjellorusi dhe të ndalojnë transportuesin shtetëror Belavia të ulet në aeroportet evropiane. Figurat kryesore të regjimit gjithashtu mund të përballen gjithashtu me ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të aseteve.
Është e paqartë nëse Putini dha mbështetjen e tij për këtë vendim. Diplomatët vropianë thonë se ai ishte pothuajse me siguri i informuar. Sido që të jetë, sanksionet e BE tani do ta cojnë Lukashenko edhe më shumë në kampin rus.
Por BE nuk do ta ketë kurrë të lehtë për të arritur marrëveshje mbi sanksionet. 27 vendet anëtare kanë interesa dhe histori të ndryshme. Gjermania, Italia dhe Franca i kushtojnë vëmendje të madhe mundësive ekonomike në Rusi. Për Poloninë dhe shtetet baltike, siguria është më e rëndësishmja. Kancelarja gjermane Angela Merkel, megjithatë, u ka dhënë gjithashtu mundësi autokratëve të marrin frymë.
Jo të gjithë kanë qene dakord me Merkelin për afrimin e saj me Rusinë. Ambiciet e Putinit janë krejtësisht të kundërta me ato të Merkelit. Ai dëshiron rikthim e ndikimit rus në të gjithë Europën Lindore.
Por Merkel e merr seriozisht rolin e saj si një kampione për industrinë gjermane dhe politika e jashtme duhet të hartohet me kujdes për të shmangur dëmtimin e eksportit dhe investimeve gjermane në Rusi.
Kjo është edhe arsyeja përse Berlini mori drejtimin e marrëveshjes së fundit të rritjes së investimeve mes BE-së dhe Kinës, pavarësisht nga përbuzja në rritje e Pekinit për rregullat ndërkombëtare. Anëtarja tjetër e BE-së Hungaria është bërë një qendër kryesore e prodhimit për industrinë gjermane të automobilave. Kryeministri i saj, Viktor Orban, po marshon vendin drejt autoritarizmit por Merkel ka frenuar vazhdimisht mekanizmat e BE-së për të mbështetur demokracinë hungareze.
Me Rusinë, prova për Merkel është gazsjellësi që kalon nën Baltik për të sjellë gaz rus në Gjermani. Nord Stream 2 është afër përfundimit. Ajo pritet të rrisë varësinë energjisë të BE-së ndaj Rusisë dhe të ofrojë siguri strategjike ekonomike për Kremlinin dhe për të dobësuar Ukrainën. Heqja dorë e projektit do të tregonte serioziten e perëndimit për të mbështetur një rend të bazuar në ligj. Por kjo gjithashtu do të impononte kosto të konsiderueshme për bizneset gjermane.
Duke injoruar kërkesat e SHBA dhe shumë qeverive europiane për të frenuar Rusinë, Merkel po vendos një kufi të qartë për përgjigjen e Evropës ndaj Kremlinit. Putini mund të bëjë si të dojë i sigurt se reagimi i BE-së do të kufizohet nga Berlini. Sanksionet mund të kufizojnë pak regjimet autokrate, por ato nuk do t’i dëmtojnë. Merkel nuk mund të ankohet nëse të tjerët e shohin si një aleate të autokratëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje