Futboll

Alegri nën hetim, dyshime për përfshirje në botën e basteve dhe bixhozit

Zyra e antiriciklimit të “Banca d’Italia” janë përqendruar te Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit. Sipas të përditshmes “La Verità”, kjo bankë ka marrë sinjale të ndryshme për veprime të dyshimta sa i takon trajnerit të Juventusit në lidhje me botën e basteve dhe bixhozit. Hetimet që po bëhen konkretisht për disa shuma të derdhura në numrin e llogarisë së Alegrit nga një kompani malteze nën hetim për mashtrim, evazion fiskal dhe lidhje me ‘ndranghetan.

Bëhet fjalë për shtatë pagesa të marra nga trajneri italian nga viti 2018 deri në 2021-shin, për një vlerë 161.000 euro. Janë edhe disa derdhje të vogla, – që në total e bëjnë shumën 168.000 euro, – nga një kompani sllovene që merret me administrimin e hoteleve dhe kazinove. Gjithashtu, janë edhe 140.000 euro të derdhura në një bankë private në Monte Karlo.

Masimiliano Alegri. Gazeta Si, 6 qershor 2021

Për momentin flitet vetëm për dyshime dhe dokumentet e antiriciklimit nënvizojnë se transfertat mund të rrjedhin nga veprime të ligjshme, edhe pse shumat në fjalë mund të ngrejnë alarmin. Një tjetër sinjal lidhet me kartën e kreditit të Alegrit, që në periudhën 2018-2019 ka shpenzuar gati 500.000 euro në bixhoz, në veçanti në kazinotë e Monte Karlos dhe Nova Goricës.

Vetë trajneri ka mohuar të jetë i përfshirë në baste apo në lojëra bixhozi. “Nuk kam asnjë lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm dhe të parregullt dhe aq më tepër të kem shkelur normativën e antiriciklimit”, – ka thënë trajneri i Juventusit pas përhapjes së lajmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë