Politike

Alfred Peza: Rama më propozoi për deputet, refuzova

Ish-deputeti dhe koordinatori digjital në Partinë Socialiste, Alfred Peza nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Peza njofton se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin, i cili i ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar dhe për të qenë pjesë e deputetëve të PS-së pas zgjedhjeve, por shton se ofertën e ka refuzuar.

“E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mirë duke e ditur edhe që listat janë plotësisht në dorën e drejtuesve të qarqeve, deri kur ata të vijnë nesër në zyrën e Ramës në PS para mbledhjes së kryesisë në mbrëmje. Por refuzova! I thashë Kryeministrit dhe po ua them të gjithëve se jam ndjerë i privilegjuar që kam përfaqësuar edhe më parë vullnetin elektoral të qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, por karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim”, deklaron Peza.

Ish-deputeti socialist thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Edi Ramës dhe shprehet i bindur në fitoren më 25 prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë