Politike

Ali Ahmeti thirret nga Prokuroria Speciale në Hagë

Ali Ahmeti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës te ngritura ne Hage. Njoftimi erdhi nga vetë kreu i Bashkimit Demokrat për Integrim ne Maqedoninë e Veriut, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

“Ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë”, shkruan Ahmeti.

Gjithashtu shton se do të jetë përherë në dispozicion të organeve të drejtësisë për të dëshmuar pastërtinë e luftës së popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit. @A2CNN në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë