Politike

Alibeaj çon koalicionin e Metës në KAS: Mos e regjistroni

Kryetari i komanduar që do të çojë PD-në në zgjedhje ka ankimuar në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të regjistruar  koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Sipas përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa, marrëveshja e koalicionit përmban referenca të Partisë Demokratike, në kushtet kur kjo forcë politike apo kryetari i saj, nuk ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.

Sipas shkresës së paraqitur, marrëveshjes i mungon gjithashtu elementi për përcaktimin e kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti politik ‘Komisioni i Përkohshëm i Themelimit’ është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në shkresën e Indrit Sefës

Kryekomisioneri vendosi regjistrimin e koalicionit pa Sali Berishën në zgjedhje me argumentin se Berisha nuk figuron ligjërisht kryetar i partisë.

Në koalicionin “Bashkë Fitojmë” sipas Celibashit në zgjedhje duhet të shkojë Meta, Dule dhe Ndoka pa Berishën.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë