Politike

Alibeaj: Do ta marrim me forcë Ramën, nëse nuk vjen në komision hetimor

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit hetimor për Zgjedhjet, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se është detyrim moral i kryeministrit Rama për t’u paraqitur në komision, dhe njëkohësisht detyrimi i organeve të policisë për ta sjellë me forcë nëse do të jetë nevoja.

I pyetur se nëse kryeministri nuk vjen në komision, Alibeaj u përgjigj: “Besoj që një shtetar e ka një detyrim moral. Besoj që e ka për detyrim etik, moral, që nevojës, kërkesës, fakteve që ka shkelur ligjin, të vijë dhe të përballet me të. Thirrja për të dëshmuar që nëse nuk e zbaton dëshmitari, është detyrim i organeve të policisë për ta sjellë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë