Politike

Alibeaj i mblodhi të martën, Sali Berisha i mbledh të mërkurën deputetët e grupit parlamentar të PD-së

Pasi Ekelejd Alibeja mblodhi shumicën e deputetëve të martën, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të mbledhë të mërkurën pjesën e mbetur të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u ka dërguar sot të gjithë deputetëve të Partisë një mesazh, ku thuhet se ditën e nesërme (e mërkurë) do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së. Mbledhja do të mbahet në orën 12:00. Pritet të shihet se sa deputetë do ti përgjigjen thirrjes së Berishës, një tjetër veprim për matjen e forcave brenda PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë