Askush nuk mund të negociojë asgjë, kur bëhet fjalë për vendime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj mbështet këtë tezë kur komenton përplasjen Berisha-Basha.
“Ajo që mund të them është fakti, i kuptuar për këdo, se nëse ka një gjë që nuk do të ndodhë, është fakti që të mund të ndodhë në një mbledhje për një kërkesë për një Kuvend të PD, që të marrë në shqyrtim vendimin e SHBA. Kjo është bërë e qartë për këdo. Kjo parti, demokratët, kushdo tjetër, e ka në ADN e vet politike një nga komponentët më të rëndësishëm pikërisht që ekzistencën e vet PD, orientimi i qartë euro-atlantik i kësaj partie. Nuk ka përplasje mes palëve. Debate po. Kjo parti është krijuar që në gjeneze si grupimi i debateve të njerëzve. Pavarësisht se ka sot një lloj ngarkese emocionale për atë që ka ndodhur, por janë fare të qartë për disa gjëra kardinalë. E para, ai që është kundërshtari ynë politik, por edhe i të gjithë shqiptarëve, është regjimi komunist i instaluar sot; së dyti, ajo që është situata që po e vuajnë sot gjithë shqiptarët. Kjo është një kauzë aq e madhe, që i bën bashkë të gjithë shqiptarët. Së treti, fakti që më 25 prill ky regjim ka vjedhur pushtetin”, tha Alibeaj.
Më tej ai sqaroi: “Është marrë një vendim nga kryetari i partisë, për një kohë të përkohshme. Ajo që ka ndodhur është se nuk do të jetë pjesë e grupit, derisa Berisha të sqarojë betejën e tij ligjore, siç e ka thënë dhe vetë Berisha që kjo është beteja e tij dhe nuk mund të jetë betejë e PD. Në të gjitha vlerat e ekzistencës së kësaj partie, është kursi i saktë, i qartë, i pandryshueshëm i partneritetit me aleancën euro-atlantike. Këtu besoj askush, dhe jo vetëm Basha apo Berisha, por çdo demokrat, nuk negocion asgjë. As vetë Basha nuk do donte t’i merrte vendime të tilla, aq radikale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje