Politike

Alibeaj me deputetët që e rikonfirmuan kryetar grupi: Të martën çojmë në ‘Kushtetuese’ bordin e naftës! Forcojmë raportin me SHBA! 3 prioritetet tona

Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar 3 prioritetet e aksionin opozitar në sesionin e ri parlamentar, pika këto të pa dakordësuara me grupin e Sali Berishës. Në përfundim të mbledhjes me deputetët që e rikonfirmuan si kryetar grupi, Alibeaj ka bërë me dije se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese bordet për rregullimin e çmimeve, teksa nuk ka nguruar që të përçojë edhe mesazhe për pjesën tjetër të PD-së, që vijon të jetë e ndarë. Ai tha se prioritet e tyre do të jetë forcimi i marrëdhënieve me SHBA-në.

“Prandaj propozojmë prioritetet tona si grup parlamentar për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore, reforma legjislative, mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe kontrolli parlamentar”, tha Alibeaj. 

“Prandaj propozojmë prioritetet tona si grup parlamentar për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore: 
I.    Reforma legjislative;
II.    Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
III.    Kontrolli parlamentar”, tha Alibeaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë