Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ishte në Mallkastër për të kërkuar votën për kandidatin Agron Kapllanaj.
“…Këto janë vërtetë zgjedhjet lokale, e di fare mirë, mund të flitet ashtu siç Agroni foli, për projekte të cilët janë realizuar në kohën kur ka qenë në qeverisjen për katër vite nga 2015-2019, por edhe sigurisht për projektet që kurrë nuk u bënë nga 2019-ta në 2023-in. Sepse njerëzit do të duhet ta dinin fare mirë për të bërë diferencën. Sigurisht duhet folur edhe për ato projekte të reja, premtime, angazhime, zotime, nevoja, interesa që qytetarët e Mallakastrës kanë nga 2003-shi e në vazhdim. Por do të duhet të themi diçka tjetër.
Pse ne jemi të besueshëm? Pse Partia Demokratike është e besueshme karshi qytetarëve? Pse njerëzit në këto fjalë, në këto angazhime do të duhet të na besojnë, e do të duhet të jemi të hapur me njëri-tjetrin. Cfarë ka ndodhur me Partinë Demokratike, dhe këtu dua të jem I qartë dhe I sinqertë për gjithësecilin”, tha Alibeaj duke u fokusuar tek problemi.
“Ka ndodhur mes nesh në një vit e gjysmë pikërisht një përplasje, një divergjencë mes nesh. Po, nuk e mohoj këtë, ka shkuar madje deri në bazë. Në fakt një parti politike që ka këto divergjenca mes saj, është mirë që kur shkon para zgjedhësve t’ua tregojë se çfarë ka ndodhur. Dhe ajo se çfarë ka ndodhur është kjo që dua t’u them: Ka ndodhur që mes interesit të qytetarëve, interesit të demokratëve, interesit të shqiptarëve nga njëra anë dhe një interesi personal që një politikan ka, ne zgjodhëm të parën. E në fakt në politikë kështu duhet të veprosh: midis interesit personal dhe anën personale, duhet të zgjedhësh interesin e grupit, “ tha ai
“Sot është momenti që ajo qe ka ndodhur brenda familjes sonë të lihet mënjane. Duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve, të cilët njësoj si ne, si atyre njerezve që kane qëndruar tek vlerat dhe tek logo dhe tek sigla e PD vuajnë të njëjtin regjim. Vuajnë shpopullimin, çmimet e larta, ekonominë gjithmonë e përtokë, papunesinë, i vuajnë te gjithë…”, shtoi Alibeaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje