Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte ne fundjave në Mat për të kërkuar votën për këshillin bashkiak të PD. Për atë bashki, Alibeaj nuk ka nxjerrë kandidat.
Edhe në këtë takim, Alibeaj kërkoi të bëjë diferencën me Berishën me qëllim që votat e të djathtës të shkojnë për PD-në dhe jo për koalicionin “Bashkë Fitojme”.
“Tha (Berisha) dikur që do ta zgjidhte në mënyrë personale, private, gjetje e mirë, por menjëherë kaloi në një tjetër rrugë: Një parti që nuk më mbron mua, meriton të mos ekzistojë. Kjo nuk është e ndershme. Nuk ishte e ndershme për asnjërin nga demokratët. Jeta vazhdon, Partia Demokratike do të vazhdojë, pavarësisht kryetarëve ajo do të vazhdojë. Shpresa është banka ku kemi investuar ne dhe shpresojë edhe pasardhësit tanë të investojnë kredi në interesin e tyre. Kapitalin politik tek këto ngjyra, tek kjo sigël.

Është e vetmja sigël sot që flasim e cila është ura e vetme e komunikimit me perëndimin. Si mendoni ju, që urë e vetme me perëndimin janë bijtë e komunistëve? Po nuk ka shans. Nuk mundet të jetë Edi Rama të jetë ai që mban marrëdhënie me perëndimin, jo. E ka rikthyer në këtë vend edhe një herë regjimin. Sot me ngjyra të tjera, ndryshe nga para 30 vitesh. Po, mungesë shprese ka, ekonomia është përtokë, presioni, shantazhi si dikur është edhe sot, shpopullimi është sot, si dukur, si para 30 viteve veçse me ngjyra të ndryshme, por në thelb është regjimi si para 30 viteve”, tha ai.
Sipas tij, vetëm Partia Demokratike do të jetë shpresa e vetme për shqiptarët.
“Na takon ne sot në një kohë vërtetë të vështirë, jo vetëm të rezistojmë, siç kemi rezistuar dhe unë besoj që kemi bërë një nga aktet më të rëndësishme. Historia e këtij vendi do të shkruaj për rezistencën tuaj që mbrojtët Partinë Demokratike, vlerat e saj”.
Më tej, Alibeaj theksoi:
“E pra miq, rreziku më i madh që po ndodh sot, e sidomos në këto zgjedhje është pikërisht kjo, që një pjesë e demokratëve të shkojnë në mënyrë të padrejtë tek LSI për ta fryrë artificialisht partinë e Ilir Metës dhe të asimilohet e djathta. Të asimilohet PD. Ndaj ky është një rrezik i madh, por unë shoh dhe faktin që ke njerëz me qëndrestare me demokratë me njerëz me shpirt, ky s’ka për të arritur asnjë herë. E shoh qe tani unë. Në një vit e gjysëm ndoshta e kemi pasur këtë rrezik të madh, por për mua ka kaluar. Sigurisht politika i ka rreziqet një nga një. Vjen sfida elektorale tani do vij dhe më vonë, por se ai rrezik që PD të kryqezohet sic kanë vendosur ne kryq. E majta në pushtet e korruptuar dhe e majta në opozitë e korruptuar, nuk do ia dalin…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje