Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj tha përmes një konference për shtyp nga selia e re e partisë se PD mbetet një parti e përçarë.
Alibeaj nuk përmendi që në fillim të konferencës se me sa kandidatë PD-ja kishte dalë në zgjedhje por dha një justifikim indirekt e pse nuk dolën me kandidatë në të gjitha degët. Gjithësesi i pyetur disa herë nga media, Alibeaj e orientoi median ti drejtohej KQZ-së të merrte emrat, por tha paraprakisht se kishin depozituar 20 emra kandidatësh pas dorëheqjes që beri kandidati i Lezhës dhe Kurbinit.
“Duke nisur nga manovrat e Edi Ramës për ta stërzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishës ndaj pjesës së PD që mendon ndryshe nga ai.
Eshtë e qartë për të gjithë që çdo degë e Partisë Demokratike duke përfshirë edhe selinë kryesore është zabtuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vet në organizimin normal të një partie që po përgatitet të hyjë në zgjedhje
Më vjen keq që në këtë periudhë një pjesë e mirë e drejtuesve të PD dhe deputetëve, përfshirë dhe mua, kemi kaluar kohë më se shumti me debate mes njeri-tjetrit në forume, studio televizive apo në kuvend, ndërkohë që duhet të kishim kaluar më shumë kohë me demokratët.
Në mbledhjen me drejtuesit lokalë të PD kam kuptuar qarte se baza e PD është e qarte në orientimin politik. Për fat të keq më e qartë se ata që duhet të orientonin bazën e sot përpëliten për të gjetur çfarë drejtimi do marrin në rrugët e ndara të kësaj partie…” tha Alibeaj
Por pse Alibeaj nuk doli me 61 përfaqësues në bashkitë për zgjedhjet lokale?.
“Por stërzgjatja e procesit gjyqësor për PD, vendimi I KQZ dhe cuarja në limite kohore na kushtëzoi në këtë proces. Përtej faktit që deri në momentin e fundit, dora jonë ka qenë e shtrirë për ata kandidatë të foltores që kanë dashur dhe janë penguar në forma të ndryshme të kandidojnë në siglën e PD.
Eshtë e qartë për ju të gjjthë se një pjesë e deputetëve dhe kryesisë kanë qenë të ndarë lidhur me vendimin për tu prezantuar me kandidatë në zgjedhje. Kjo është e bukura dhe e vecanta e rralle e një force politike në Shqipëri…”.
Alibeaj tha edhe arsyen se pse vuri një kandidat në Tiranë dhe jo në Elbasan Durrës dhe Shkodër.
“Përsa i përket Tiranës më duhet të them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj që mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk më ka penguar të ngrihem mbi to dhe të zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine të zgjatimeve të politikës së vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokratëve që në 14 maj të votojnë për listën e LSI-së. E patë besoj sesi nën logon e kësaj partie do të jetë dhe Belind Këllici dhe një listë që demokratëve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance…
Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokratëve dhe shqiptarëve që pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për t’i detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti të majte që përmes pazareve solli Edi Ramën në pushtet…”, tha Alibeaj
Gjatë konferencës foli edhe kandidati për Tiranën Roland Bejko i cili u fokusua tek akuzat ndaj Sali Berishës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje