Politike

Alibeaj pas vendimit të Apelit: S’është ditë triumfi, por reflektimi. Ogur i mirë, të bashkohemi përballë Ramës

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar një ogur të mirë për demokratët vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për vulën e kësaj force politike. 

Në një reagim në Facebook, Alibeaj ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe për t’u ngritur kundër Edi Ramës.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.

Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.

Nuk është ditë triumfi për askënd”, shkroi Alibeaj.

Ai shtoi se kjo “është ditë reflektimi e thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë