Politike

Alibeaj prezanton Drinin për Vaun e Dejës: PD ka nxjerrë një burrneshë

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, prezantoi në Vaun e Dejës kandidaten e PD-së, Klomentina Drini.  

“Sot  Partia Demokratike ka nxjerr një përfaqësuese, një të re, një zonjë, një burrneshë. Një burrneshë e cila është e rrethuar nga të gjitha anët thjesht dhe vetëm nga njerëz që duan t’i marrin frymën jo asaj jo, duan t’i marrin frymën bashkisë së Vaut të Dejës. E pra, ja sa kuptimplotë është.

T’i japim frymëmarrje kësaj bashkie, t’i japim frymëmarrje këtij komuniteti, t’i japim frymëmarrje biznesit, t’i japim frymëmarrje shërbimeve, sepse bashkia nuk është një lopë që mund të shkosh ta mjelësh e ta përdorësh për shantazh, e ta përdorësh për qoka, e ta përdorësh si një mjet për ta mbajtur mbyllur pushtetin dhe për të larguar çdo energji të re që në këtë vend ka dhe ka pamasë.

Se shqiptarët, ata të cilët kanë lindur këtu, edhe  në këtë bashki besoj, kur kanë shkuar atje në perëndim kanë bërë hajër…”, tha ndër të tjera Alibeaj. Ndryshe nga herët e tjera. Alibeaj nuk e fokusoi fjalimin e tij tek Berisha dhe Meta por figura e Drinit që sipas tij dallon nga tipologjia e kandidatëve të tjerë në garë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë