Politike

Alibeaj publikon debatet mes socialistëve në Shkodër: Pushteti është i ortakëve të Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar debatet e mbledhjes së një dite më parë të PS në Shkodër, ku socialistët flasin për emërimet e drejtorëve në këtë qark.

Në një postim në rrjetet sociale, sipas Alibeajt, anëtarët e PS-së në Shkodër ankohen te Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri se vendet e punës po ua marrin aleatët, ndërsa socialistët janë ende pa punë.

Nga ana e tij, Gjiknuri reagon duke thënë se nuk do të ketë më emërime drejtorësh për ata që nuk kanë dhënë kontributin e tyre.

Alibeaj akuzon qeverinë se po drejton vendin në bashkëpunim me krimin dhe masakra zgjedhore e tregon këtë. Deputeti demokrat nënvizon se PD, me fakte dhe prova ka paralajmëruar “se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror:,

Sipas tij, “debatet e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë