Politike

Alibeaj: Rama nuk i harron aferat as nё kohё krize, 52.5 mln euro pёr miqtё e tij

Partia Demokratike nxori shifrat pёr tenderat e dhёna nga ana qeverisё dhe pushteti lokal nё kёtё kohё krizё dhe vetizolimi. Ish-deputeti i PD-sё, Enkelejd Alibeaj nё njё dalje pёrpara medias paraqiti disa shifra tё tenderave dhe pagesave qё janё kryer ku nё total kapin shifrёn e e rreth 5 milionё eurove.
“Bashkia Tiranë vazhdon të ketë prioritet pagesat për klientët e saj, duke paguar 700 mijë euro për kompaninë offshore të inceneratorit. Pak ditë më pas, edhe kompania tjetër e inceneratorëve të Elbasanit, zotëruar nga Klodian Zoto, Albtech Energy, ka marrë në 12 mars 2020 nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dy këste me vlerë totale 800 mijë euro”, theksoi Alibeaj.

Faksimile e publikuar nga PD


Duke iu referuar buletinit tё tenderave dhe koncesioneve, ish-deputeti demokrat bёri tё ditur se edhe kompania FUSHA shpk e përfshirë në ndërtimin e kullave aty ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ka marrë në 12 mars 2020 173 mijë euro (21 mln lekë) nga taksat e shqiptarëve. Ndёrsa Kompania e policisë private të Sandër Lleshaj, Illyrian Guard ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 62 mijë euro”.

Faksimile e publikuar nga PD


“Kompania Salillari shpk ka përfituar në mars 218 mijë euro (26 mln lekë) duke qenë ofertë e vetme, njësoj siç ka përfituar edhe 16 mijë miku i afërt i Ramës, Alban Eftimi, dhe një tjetër tender me vlerë 418 mijë euro (50 mln lekë) të paguar në mars 2020. Në një kohë kur bota po ushtron presion dhe po çliron shuma të mëdha në ndihmë të ekonomisë, Edi Rama u hedh paratë e shqiptarëve të karantinuar miqve të tij. Përfshirë edhe mbi 6 mijë euro fonde të kaluara për kompaninë e Ilir Beqjes brenda datës 17 mars 2020. Në total vlerat e hetuara deri më tani kapin shumën e 51,5 mln eurove dhe që po u shkojnë ose kompanive që kanë pasur një ofertë të vetme apo dhe miqve të qeverisë”, theksoi Alibeaj.
Nё tё njёjtёn kohё, PD u fokusua edhe te lejet e ndёrtimit qё kanё dhёnё nga bashkia e Tiranёs, duke pёrmendur garёn e hapur te zona e Liqenit tё Tiranёs. “Ndërsa qytetarët janë vendosur në karantim dhe në ankthin për të shpëtuar nga Coronavirusi, virusi i betonimit vazhdon të kafshojë shqiptarët dhe veçanërisht Tiranën. Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin për ndërtim tek Garda, në mushkërinë e vetme të qytetit të Tiranës. Të dhënat tregojnë se Bashkia e TIranës po tenderon këtë projekt me një vlerë prej 1.8 milionë euro, duke shtyrë ditën e aplikimit deri në 27 mars 2020”, theksoi Alibeaj.
Opozita thekson se kёto fonde tё akorduara deri mё tё tani do tё ishin mirё qё tё ishin alokuar pёr njё rishikim tё buxhetit nё ndihmё tё familjeve, që janë në kushte ekstreme varfërie dhe për një frymë-marrje të domosdoshme për ekonominë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë