Partia Demokratike i mban shpresat tek fletët e pavlefshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Përballë nesh ishte krimi që livadhiste lirshëm në vend. Nuk mendoj se duhet ndërruar lidershipi. Ç’lidhje ka kjo? Ku ishin deri dje ata që dolën sot dhe kërkuan këtë gjë?
Çfarë bënë? Ishte një administratë përpara, e dini ju çfarë do të thotë administrate e të gjitha bashkive që nën kërcënimin mos humbasin vendin e punës, duhet të siguronin votat.
…Është Lulzim Basha ai që do ta shembë regjimin, pavarësisht kritikave që mund të ketë. 6% e votave dolën të pavlefshme dhe lëvizin vetëm 6 apo 7 deputetë.
Ato mund të përmbysin rezultatin, me gjithë këto shkelje që janë raportuar edhe pse është deklaruar tashmë rezultati. Gjithçka mund të ndryshojë.
Ky është vetëm fillimi i betejës. Basha mori 622 mijë vota në një situatë më të padrejtë. Situata nuk do të jetë e qetë”, tha ndër radhë Enkelejd Alibeaj i ftuar në News 24.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje