Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se Partia Demokratike ka përzgjedhur dy emra të rinj kandidatësh për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal. Bëhet fjalë për Vaun e Dejës dhe Patosin që do të jetë në garë me dy gra..
Klomentina Drini do të jetë kandidate për Bashkinë e Vaut të Dejës
Gjatë viteve të fundit Drini ka qenë ne pozicione të drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale.
Ndërsa mësuesja Pranvera Rizai hyn në garë për bashkinë e Patosit.
Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos.
Njoftimi për prezantimin e kandidateve erdhi përmes një njoftimi për shtyp nga zyra e grupit ndërsa paraprakisht nuk njoftohet të ketë pasur mbledhje kryesie apo Këshill Kombëtar për të kaluar emrat e kandidatëve ashtu sic e kërkon formalisht edhe statuti i miratuar në kohën e Bashës.
Gentjan Ndoj, kryetar i PD në Vaun e Dejës ka dalë kundër vendimit të Enkelejd Alibeajt për kandidaturën e prezantuar për këtë qark në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një reagim publik zyrtar, Ndoj thotë se “përgenjështrojmë çdo lajm për zyrtarizimin e kandidaturës tonë për Bashkinë Vau Dejës, në kushtet kur strukturat nuk janë mbledhur, nuk kanë diskutuar, nuk kanë propozuar e aq më pak të kenë marrë ndonjë vendim lidhur me emrin e kandidatit”.
Gentjan Ndoj thotë se “qëllimi ynë i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm dhe fitorja e zgjedhjeve të 14 Majit, për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve të Vau Dejësit, pas 4 viteve pengmarrje nga Mark Babani dhe njerëzit e tij”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje