Politike

Ambasada amerikane falënderon Kim për udhëheqjen e saj gjatë mandatit në Tiranë (dhurata foto-album dhe shqiponja)

Stafi i ambasadës amerikane në Tiranë u mblodh për t’i thënë lamtumirën Ambasadores Yuri Kim e cila për pak ditë niset nga Shqipëria për detyrën e saj të re në Uashington DC.

Ambasada amerikane në Tiranë në faqen e saj Facebook shkruan ndër radhë se të dy stafet si amerikane dhe ajo shqiptare ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe udhëheqjen e saj

“Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë