Politike

Ambasada Amerikane shpërndan fjalimin e Blinken: Demokracia, në qendër të politikës tonë të jashtme

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë këtë të mërkurë mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara e vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme.

“Ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa punojmë për një botë më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. këto janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, deklaron Blinken.

Një demokraci e lulëzuar varet gjithashtu nga hapësira qytetare në të cilën njerëzit, të gjithë njerëzit,  mund të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të kërkojnë llogari nga qeveria me të drejta të barabarta dhe pa diskriminim. Sundimi i ligjit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë gurët themeli të një demokracie të shëndetshme”, thekson Sekretari Amerikan i Shtetit në fjalimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë